E meriton respektin ky burrë ,jo vetëm nga unë,por nga i gjithë kombi shqiptar. Kundershtar i diktaturës Hoxhiste ,per një Shqiperi ndryshe. Intelektual, poet dhe trim që dhe ne momentin e pushkatimit nuk ju tremb plumbit dhe regjimit por e shprehu fort me frymën e shpirtit kundershtine ndaj ti. Lavdi jetës dhe veprës së Trifon Xhagjikës. Unë po e kujtoj me mënyrën time duke sjellë për ju një poezi brilante të viteve 1962 : ” Atdheu është Lakuriq” Poeti disident Trifon Xhagjika ka lindur më 29 prill 1932, në Peshtan të Tepelenës.
” Atdheu është lakuriq ”
Nuk mundem,
nuk mundem,
nuk mundem.
E pashë Atdheun lakuriq
(vetëm, pa shokë e miq).
Mundohej të këpuste një degëz dafine
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija të rritur,
Por sa i vogël qenka !
As një degëz nuk e këpuste dot.
E mora për dore
ta rrit në zemrën time…
Vëllezër,
Po e kërkuat Atdheun,
e kam unë.
Ndihmomëni të qesh !
Ndihmomëni të gëzoj
se nuk mundem:
Atdheu është lakuriq.
(1962)