E moshuara mes lotëve: ‘Nuk kam bukë të ha, nuk më japin pensionin’

Një e moshuar nga Pogradeci e cila kishte punuar për 25 vite si infermiere nuk mund të marrë pension pasi i ishin grisur listë pagesat.

Me lot në sy e moshuara rrëfen se ka 10 vite që ka dalë në pension por nuk ka marrë asnjë lekë për vitet e punës që ka punuar, ndërsa rrëfeu se jeton bashkë me bashkëshortin për me vetëm 70 mijë lekë të vjetra.

“Jetoj me 70 mijë lekë. Jam mbytur me borxhe. Kam punuar për 25 vite si infermiere por nuk marr pension pasi janë grisur listë pagesat.

Kërkoj nga shteti të më japë një zgjidhje. Shkuam edhe në Korçë ku i gjetëm sigurimet shoqërore, por nuk mund ta ndjek rastin, pasi avokatja më kërkoi 5 milionë lekë, nuk kam ku t’i gjej”, shprehet e moshuara.

Ndërkohë që kunata e cila shoqëronte të moshuarën tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj ushqehen vetëm një herë në ditë.

“Këta hanë bukë vetëm njëherë në ditë, se kam qenë unë tek shtëpia e këtyre. Kur më bie dera i them burrit erdhën të kërkojnë lekë.

A duhet të kesh frikë t’i hapësh derën kunatës se po vjen të kërkojë lekë. Kjo ka 25 vite punë dhe nuk merr asnjë lekë, çfarë të bëjë”, rrëfen kunata e të moshuarës për ABC.

Loading...