E njohu në facebook dhe lane takim , shqiptari perdh.unon 16-vjeçaren greke

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Argos Orestiko në Greqi ditën e sotme.

Një shqiptar ka përdhu.nuar një të mitur me shtetësi greke, të cilën e kishte njohur në rrjetin social Facebook.

16-vjeçarja ka raportuar në polici se mbrëmjen e djeshme ishte takuar me një 23-vjeçar shqiptar me të cilin kishte disa kohë që fliste në Facebook.

E mitura ka treguar se së bashku me shqiptarin kishin shkuar në një pyll në zonën e Kastorias me makinën e këtij të fundit, i cili më pas i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksu.ale.

Por pasi 16-vjeçarja e kishte refuzuar, shqiptari kishte kryer marrëdhënie seksuale me forcë me të miturën.

Mediat greke raportojnë se vajza është në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që 23-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, është vënë në pranga edhe pse nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Në trupin e të miturës, e cila ndodhet në spitalin e Kastorias janë gjetur plagë dhe dëmtime, ndërsa mjekët janë duke kryer të gjitha proceduart për të vërtetuar akuzat e ngritura nga 16-vjeçarja.

Loading...