E pa besueshme! Ja si do të transformohen 13 fshatrat e Gjirokastrës në destinacion turistik (FOTO)

Janë publikuar imazhe nga Bashkia Tepelenë, sipas propozimeve të hartuara për ndryshimin e disa fshatrave në qarkun e Gjirokastrës, ku bën pjesë dhe rrethi i Tepelenës, të përfshira në projektin “100 fshatrat Turistik”.

I gjithë Qarku i Gjirokastrës liston 13 fshatra që do të përfshihen në fshatrat me përparësi zhvillimi, Dhoksat, Zhulat, Antigone, Lazarat, Labovë e Sipërme, Nepravishtë, Nivicë, Peshtan, Kalivaç, Kosinë, Leusa, Maleshovë, Sotirë dhe mbi disa prej tyre, kanë dalë projektet e para grafike sipas Planifikimit dhe Ideve të Studentëve të LOT 17.

Për fshatin Peshtan parashikohet krijimi i hapësirave muzeale në natyrë; shtimin e shërbimeve në qendrën e fshatit; Plotësimin e standarteve akomoduese në hoteleri; Përjetimi i kanioneve në Zagori; Instalimi i ballkoneve panoramik përgjatë itinerareve të zhvilluara të zonës.
Nërsa për fshatin Malëshovë, krijimi i ambienteve për ekspozimin e elementëve tradicional të këngës polifonike.

Fshati Kosinë, do të ketë në projektin e tij, krijimin e hapësirave të tregut; Krijimin e shërbimeve mbështetëse në qendër të fshatit; Shfrytëzimin e rezervuarit të Kosinës për rekreacion etj.

Kurse fshati Leusë ku ndodhet dhe kasha e Shën Mërisë, një objekt kulti tepër i vizitueshëm nga turistët, e cila ka edhe një mbishkrim të pikturuar mbi portën e hyrjes, që dëshmon mjeshtërinë e atyre që e punuan.

Pikturat murale janë të vitit 1812 ndërsa ikonostasi i gdhendur mban datën 1817. Vlera të veçanta artistike kanë afresket dhe ikonostasi i gdhendur në dru arre.

Pamjet dhe kompozimet në dru të marra nga Bibla dhe nga natyra kanë një stil dhe mjeshtëri të lartë, i cili vihet re në të gjithë trupin e ikonostasit. Na Leusë, do të bëhen funksional, pozicionimi i ballkoneve panoramikë, me që vet gjeografia e fshatit e jep këtë mundësi.

Loading...