Shoferi i makinës tip BMW X3 ishte duke parkuar kur doli nga perimetri i sigurisë, u përmbys në ajër dhe ra mbi një tjetër SUV, tip Nissan.
Imazhet tregojnë njollat e gjakut pranë dy makinave, por vetëm shoferi i BMW-së shkoi në spital me lëndime të lehta.
Ndërsa shoferja e Nissan-it, bashkë me dy qentë e saj, nuk u lëndua fare.
Eshte ende e paqartë se si makina ka arritur të kalojë barrierën e sigurisë, prej betoni, por dëshmitarët që panë ngjarjen thanë se kishte ndodhur si në filma.
Ndërsa një grua tha se nga zhurma kishte menduar se kishte rënë tërmet.
Loading...