E pabesueshme – Francezi 71-vjeçar përshkoi oqeanin për 4 muaj me një fuçi

Një francez që ka kaluar më shumë se katër muaj duke lunduar nëpër Oqeanin Atlantik në një fuçi gjigante, ka arritur së fundmi në destinacion, Karaibe.

Jean-Jacques Savin vendosi që më 26 dhjetor të vitit që lamë pas, të nisej me një ‘kapsulë’ ngjyrë portokalli nga ishujt Kanarie (jashtë brigjeve të Afrikës) drejt perëndimit.

71-vjeçari i kaloi katër muajt e parë të vitit 2019 në fuçinë e ndërtuar vet, duke udhëtuar rreth dy kilometra në orë pa motor.Ai i habiti vendasit kur u shfaq në bregun e detit të ishullit të vogël të Shën Eustatiusit, pak pas mesnatës së javës së shkuar.

“Gjithçka e ka një fund … më në fund! Këtu jam në përfundim të kësaj aventure”, shkroi ai në “Facebook” të premten, pasi shkeli tokën për herë të parë këtë vit.

Savini u përshëndet për iniciativën e tij nga një qendër zhytjeje në Shën Eustatius dhe madje i dha edhe një dhomë hoteli në ishull, i cili ka një popullsi prej vetëm 3,000 vetësh.

Fuçia portokalli,e ndërtuar nga duart e 71-vjeçarit, është vetëm 10 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë;përfshin një kuzhinë, një shtrat të vogël dhe hapësirë për ruajtje.

Loading...