E pabesueshme në Itali! Hyri në ceremoninë e varrimit dhe bërtiti ‘Allahu Akbar’, shqiptarja vdes në kishë sapo policia…

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në një funeral në kishën e Madonna Pellegrina në Itali, e cila përfundoi tragjikisht për një 39-vjeçare me origjinë shqiptare.

Mëngjesin e së premtes rreth orës, 11: 30 kur do të fillonte funerali i famullitarit Don Gianluca Zagarese 39-vjeçarja hyri dhe filloi të bërtiste “Allah Akbar” (Allahu është i madh).

Siç shkruajnë mediat italiane, u deshën disa minuta për t’u përpjekur ta qetësonin dhe ta ndalonin, gjë që nuk ishte një operacion i thjeshtë, edhe pse arkivoli me të afërmit për funeralin ishte tashmë i pranishëm në kishë. Ndërsa shërbimet e urgjencës ishin duke u alarmuar, policia lokale mbërriti dhe gruaja më pas u rrëzua.

Ajo u transportua në Spitalin Civil të Vigevanos, por nuk ia doli dhe vdiq. Vetëm testet e autopsisë do të mund të përcaktojnë se cili ishte shkaku i vërtetë i krizës dhe vdekjes. Funerali, megjithatë, nuk mundi të mbahej dhe u zhvendos në një kishë tjetër.

Loading...