Një oficer policie i guximshëm u hodh nga një dritare e katit të 13-të ndërsa ndiqte një pedofil.
Jo vetëm që polici nuk vdiq, por ai madje arriti të kapte dhe të dyshuarin.
Majori i policisë Bakytzhan Bakirov po merrte pjesë në një operacion për të kapur një burrë, i cili ishte futur në një apartament në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almaty, duke vjedhur një shumë të madhe parash dhe duke sulmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare.
Bakirov ishte prezantuar si hidraulik për të hyrë brenda banesës me qira të të dyshuarit, që ndodhet në katin e 13-të të një ndërtese banimi.
Megjithatë, duke ndjerë se diçka nuk ishte në rregull, i dyshuari kriminel u përpoq të ikte, duke vendosur të hidhej nga dritarja në një veprim gati-vetëvrasës.
Një kat i 13-të është zakonisht më shumë se 30 metra i lartë, por polici i përkushtuar ndoqi të dyshuarin pa asnjë hezitim.
“Kishte vetëm një mendim në kokën time – unë duhet ta ndaloja atë! Unë nuk po mendoja për asgjë tjetër.
As nuk e kuptoja se si bëra atë kërcim, por nuk kisha frikë,” kujtoi Bakirov në një intervistë.
Masa e ndjekjes mund të kishte përfunduar keq për oficerin, por për fat të mirë ai ra në një tarracë që ishte vetëm dy kate më poshtë. “Nuk e dija se ishte atje”, tha ai.
I dyshuari, i cili zgjodhi dritaren si një rrugë shpëtimi, me sa duket e dinte për tarracën.
Sidoqoftë, nuk e ndihmoi shumë pasi Bakirov e kapi dhe nuk e la të shkojë deri sa arritën përforcimet, ndonëse theu keq këmbën.