E pabesueshme por e vërtetë ajo që ka ndodhur, dy vëllezër përplasen për vdekje nga treni pikërisht në të njëjtin vend ku kishte vdekur edhe vëllai i tyre i mesëm

E pabesueshme por e vërtetë ajo që ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku dy vëllezër u përplasën për vdekje nga treni.

Kjo ndodhi pikërisht në të njëjtin vend ku kishte vdekur edhe vëllai i tyre i mesëm, gjithashtu për shkak të perplasjes nga treni.

Pablo Tiquiram Us, 29 vjeç dhe Jose Chilambalam Tiquiram Us, 20 vjeç, mbanin zi për vdekjen e vëllait të tyre, Baltazar, dhe vizituan të njëjtin vend ku 27-vjeçari ishte përplasur nga një tren më 26 korrik.

Teksa vizitonin vendin ku kishte vdekur vëllai i tyre, tragjikisht Pablo dhe Jose u përplasën nga një tren dhe vdiqën si pasojë e plagëve të marra. Aksidenti i rëndë erdhi vetëm një javë pas aksidentit të Baltazarit, i cili po udhëtonte me makinë në momentin tragjik.

Loading...