Pritet nga momenti në moment që të nis procesi i negociatave ndërpartiake për emrin e presidentit të ri në vendin tonë.
Deri më tani janë të shumtë emrat që po përfliten, por fokusi mbetet te gjinia femërore, pasi të gjithë duan që këtë post për herë të parë ta mbajë një grua.
Së fundmi, moderatorja e sportit, Hygerta Sako ka shfaqur interesin për këtë pozicion. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka pyetur ndjekësit e saj, nëse do ta zgjidhnin.
“Ore s’paska mbetur njeri pa hedhur kandidaturën për Presidënt. A ta hedh edhe unë?”, ka shkruar ajo përmbi foto, duke lënë të kuptohet se kjo ishte thjesht një shaka.
Loading...