Ngjarja duket si një skenar filmash, por në fakt ka ndodhur në Borsh të Sarandës.
Burri e ka denoncuar rastin në Ora News, ku është shprehur se për vite të tëra ka jetuar në Angli dhe se gruaja dhe djali i tij po i rrezikojnë jetën.
Konfliktet sipas Hysen Muçës kanë filluar në Angli, ku bashkëshortja e tij e akuzoi fillimisht për përdhunim, por ai fitoi pafajësinë,
Më tej përplasja vazhdoi në Borsh, ku rrëfen se gruaja dhe djali e kanë nxjerrë me forcë dhe mashtrim nga shtëpia.
” Tentoi të më godiste me makinë, u hodha matanë. Kishte ndërruar të gjithë çelësat zonja”.
Muça thotë se mbrëmjen e kësaj të martë, është ai është dhunuar sërish nga familjarët e tij.
“Më morën çantën, më kërcënuan, më hodhën nga një mur sa futesh në oborrin e hotelit. Jam goditur në kokë, jam shembur komplet, me zor eci”.
Hysen Muça thotë më tej se Policia e Himarës nuk ia ka pranuar kallzimin për sulmin që i kanë bërë tre ditë më parë me makinë.
” Pa shtëpi, pa gjë. Jam jashtë dhe po më rrezikohet jeta. Është hera e katërt që denoncoj dhe policia asnjë masë”., thotë Hysen Muça.