E pazakontë/ Kapet në Durrës peshkaqeni 400 kg (Video)

Peshkatarët durrsakë kanë kapur një peshkaqen 3,85 metra të gjatë me peshë prej 400 kg.

Peshkaqeni u kap nga anija “Nesimi” në 100 metra thellësi në drejtim të Durrësit. Peshkaqeni ra në rrjeta ditën e djeshme, ndërsa e gjithë sasia e tij u ble nga restorantet e zonës.

Marinarët e anijes përshkuese “Nesimi” deklaruan se kjo ishte hera e pare që kapën një peshk kaq të madh në brigjet e Adriatikut.

Loading...