E plagosën brenda një lokali në Vlorë, çfarë i tha 39-vjeçari policisë

Ergys Likaj, 39-vjeçari që u paraqit i plagosur në spitalin rajonal të Vlorës, mësohet se u përfshi në një sherr teksa ndodhej në një nga lokalet në Lungomare.

Ai po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Para se të futej në sallë, Likaj arriti që të fliste me policinë.
Për këtë ngjarje, uniformat blu kanë shoqëruar disa persona.

Loading...