E plagosi ‘Soni’ nga Lezha, kamarierja shqiptare do të jetojë gjithë jetën me plumb në trup

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Athinën, teksa nga disa të shtëna me armë mbeti i vrarë shqiptari Edmond Llangozi, 53 vjeç, ndërsa të plagosur mbetën 3 të tjerë, djemtë e të ndjerit dhe kamerierja e lokalit.

Pas hetimeve u mësua se autori i sulmit është një person i identifikuar si “Soni kokëmadhi” nga Lezha, i cili i qëlloi pa mëshirë dhe kjo për 600 euro të marra borxh.
Ngjarja e rëndë ndodhi konkretisht në Agios Sostis, teksa veç viktimës u plagosën dhe dy djemtë e rij.

Gjithashtu e plagosur mbeti edhe kamerierja e lokalit e identifikuar si Xhorxhina Kaso, e cila mori një plumb në vithe.

Ajo që bëhet me dije është se 18-vjeçarja do të detyrohet të jetojë pjesën tjetër të jetës së saj me plumbin në këmbë, pasi plumbi që ka marrë në vithen e majtë, nuk u jep hapësirë mjekëve për ta nxjerrë nga trupi.

Ekziston mundësia e heqjes së plumbit, mirëpo mjekët e shohin si një proces që do të sjellë një rezultat fatal për jetën e vajzës.

Loading...