E prekur nga Covid/ Ndërron jetë tek Infektivi, piktorja e njohur

Ndërron jetë në moshën 76 vjece, piktorja Lumturi Blloshmi.

Ajo kishte afro 3 javë që ishte shtruar në spitalin Infektiv pas përkeqësimit të situatës nga Covid-19.
Lumturi Blloshmi është një nga piktoret më të njohura në vendin tonë.
Ajo spikati sidomos në fushën e performancës dhe instalacionit.

Lumturi Blloshmi lindi në Tiranë në vitin 1944. U diplomua për pikturë në vitin 1968. Në vepren e saj ndër dekada, Blloshmi ka marrë pjesë në shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit në Greqi, Spanjë, Itali, Hungari, Turqi, Shba, Zvicer etj.

Loading...