E prekur nga kanceri i gjirit, psikologia shqiptare rrëqeth me rrëfimin e saj: Vajzat e mia meritojnë…

Psikologia Silvana Kola ka bërë një postim prekës lidhur me kancerin e gjirit, sëmundje e cila e ka prekur edhe atë.

Duke publikuar një foto të sajën me flokët e prera për shkak të kimioterapisë, psikologia shkruan se një ndër elementët më të fortë të përballjes me kancerin është shformimi fizik.

Për të pathënat e kancerit të gjirit.

Nuk është vetëm gruaja e diagnostikuar me kancerin e gjirit për të cilën duhet folur në çdo tetor dhe në çdo ditë të vitit.

Familjarët e një gruaje pa gji(nj), pa flokë dhe pa shumë fuqi për të menduar për të nesërmen janë gjithashtu diçka për të cilën duhet folur fort.

Prindërit që janë ende gjallë dhe shikojnë fëmijën që kapet me thonj pas jetës…

Bashkëshortët që ndjejnë frikë nga një jetë pa atë që kanë menduar se do ta kishin përjetë në krah…

Fëmijët që ndjejnë ftohtë nga ideja e një foleje që mund të zhduket…

Kanceri nuk është një sëmundje e individit. Është një sëmundje e familjes.

Një ndër elementët më të fortë të përballjes me kancerin është shformimi fizik. Jo vetëm gjymtimi i trupit, por rënia e flokëve prej trajtimeve gjithashtu.

Kur fillova kemion doktoresha më ofroi mundësinë e një praktike që mund të më ruante një pjesë të flokëve: gjatë kemios mund të mbaja në kokë një kapuç me elektroda dhe akull që të mos i lejonte folikulat e flokëve të përcëlloheshin nga kemio.

I thashë doktoreshës: “Unë jam dagnostikuar me kancer të gjirit. Vajzat e mia meritojnë të shohin se si luftohet për jetën. Unë nuk i fshihem luftës dhe uniforma e kësaj luftë është një kokë pa flokë!”.

Akti më i mençur i dashurisë për jetën dhe për familjen tonë ishte kur, në mes të sallonit, unë dhe im shoq qethëm me përpikmërinë e një berberi esnaf çdo qime të mundshme.

Pati lotë, të qeshura dhe batuta të tipit:

– Tani do kursejmë në shampo! (dhe të tjera si kjo.)

të grave dhe vajzave të diagnostikuara me kancer të gjirit!

Ju dërgoj një përqafim të madh e të ngrohtë kudo jeni!

*Lutem të më mirëkuptoni për mospublikimin e fotove të prindërve dhe vajzave!

Sa për ta ditur: kemi provuar paruke dhe shaje sa çdo ‘fashoniste’ do na e kishte zili!

Loading...