E pyesin kur do të martohet, befason artisti i njohur shqiptar: “Na lini rehat se jemi mirë”

Martesa nuk është për të gjithë dhe ndoshta këtë ka pasur në mendje violinisti i njohur shqiptar, Olen Cesari kur tha: “Na lini rehat se jemi mirë”!

I ftuar në “E Diell” për të promovuar koncertin e tij “Live in Tirana 2019” më 23, 24 prill 2019 në Pallatin e Kongreseve, Oleni zbuloi disa detaje nga jeta e tij personale që rrallëherë preferon t’i ndajë me publikun.
Lajmi për fejesën e Olenit u bë publik një vit më parë, por siç duket violinisti shqiptar me famë botërore nuk e ka ndarë akoma mendjen për martesë këtë vit dhe i është përkushtuar vetëm karrierës.

Në një bar buzë detit të improvizuar në studio, teksa Oleni po shijonte pijen e tij, kujtoi se herën e fundit që ishte dehur kishte marrë kitarën dhe kishte filluar të realizonte këngë duke i improvizuar në moment!

“Une e mbaj mend si krijim edhe pse isha i dehur, ndërkohë kujtoj edhe momentin që kam marrë një shishe me ujë dhe ia hidhja me rradhë gjithë shoqërisë”, kujtoi Oleni duke qeshur.

Loading...