Bes Kallaku nuk dëshiron më që ta identifikojnë si “Besi i Portokallisë”.
Këtë na ka lënë të kuptojmë në një status të deputetes Elisa Spiropali, e cila i referohej presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe vendimit të tij për të anuluar zgjedhjet.
Ajo shkruante saktësisht: “E gjeta konsensusin te këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar.
Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë jo Bes Kallaku i ‘Portokallisë’. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin por edhe për të mos harruar gazin”
Ndërkohë aktori i kujton Spiropalit se Besi është i Ijes, ndëra Gjini është i “Portokallisë”.
“Lele, kaçurrele ti… Më falni për vonesën por po lexoja ‘Historia de vita et Gestis Scanderbegi’ edhe nuk kisha qasje në rrjet. Bes Kallaku është i Ijes, Gjini është i Portokallisë.
Faleminderit shumë. Dhe përveç ‘gazit’ të mos harrojmë edhe Erion Isain”, ka shkruar Besi.