Ermal Meta ka reaguar së fundmi nëpërmjet një postimi në “Twitter” përsa i përket grumbullimit të tifozëve të Interit, skuadra e tyre e futbollit, e cila shënoi fitore dje. Pas këtyre vërejtjeve, një komentues i është drejtuar artistit duke e etiketuar atë si “shqiparë m*ti”.
Këngëtari shqiptar ka reaguar pas këtij komenti duke shkruar:
“Itali viti 2021”.
Ai ka lënë të kuptohet që edhe pse jemi në vitin 2021, në një vend europian siç është Italia vijojnë akoma paragjykimet.
E quajti shqiptar m*ti, Ermal Meta i kthehet ndjekësit dhe ka një
Kujtojmë se Meta mori vendin e tretë në Sanremo me këngën “Un milione di cose da dirti”, duke na bërë krenarë të gjithëve.Në klasifikimin artistik, pa përfshirë atë të publikut, shqiptari Ermal Meta mbante vendin e parë, mirëpo ai u duk tepër i lumtur edhe me vlerësimin përfundimtar të spektaklit.
Ditë më parë, Meta zhvilloi në Instagram një video të gjatë dedikuar komenteve pozitive dhe energjisë që ka marrë gjatë pjesëmarrjes në “Sanremo”. Si fillim ai ka falenderuar të gjithë ata që vlerësuan këngën e tij, por është ndalur edhe tek komentet “kritike” të personave që i thonin të kthehej në vendin e tij.
“Mua këto komente nuk më prekin fare. Por unë dua të ndaloj tek to se nuk më duket aspak e drejtë që persona që janë shumë më të rinj se unë të më drejtohen në atë mënyrë, kur unë jam në realitet më shumë italian se ata, sepse jetoj në këtë vend prej më shumë vitesh, pavarësisht se kam ardhur nga një tjetër shtet. Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk më plas për to. Ajo që dua të dini është fakti që të thuhen këto gjëra dhe t’i lësh të ikin i bën të duken normale. Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndërgjegje të përbashkët kolektive. Kjo është urrejtje që unë nuk e pranoj dot sepse është idotësi”.- tha Ermali, i cili më tej bëri krenarë të gjithë shqiptarët me fjalët e tij.
“Në fund dua të falenderoj të gjithë ata që më mbështesin dhe më ndjekin sepse më duan. Ndërsa për ju të tjerët kam vetëm diçka për t’iu thënë: Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga unë vij, do ndiheshit krenar, njësoj si unë. Jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur.”