E rëndë, 22-vjeçarja merr përpara me makinë të moshuarin. 60-vjeçari vdes në vend

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, në Tiranë, rreth orës 21:10. Një 22-vjeçarr me iniciale E.K ka aksidentuar këmbësorin shtetasin 60-vjeç. H.A, i cili ka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes.

Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. A., reth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...