Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas nga Policia e Durrësit.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë 3 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Në lagjen Nr.1, Durrës, gjatë ndjekjes nga patrrulla pasi nuk i është bindur urdhërit për ndalim të dhënë nga punonjësit e policisë, në kohën që është ndaluar nga patrrulla për verifikim, shtetasi B. M., 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë B. Gj., ndërsa shtetasit A. K., dhe S. G. 26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.
Loading...