Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë, ku nje i ri i ka dhene fund jetes duke prere damaret.
Policia tha se 32 vjeçari, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka prerë damarët dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Loading...