E rëndë/ 34-vjeçari shqiptar doli në ballkon për të marrë ajër, humb jetën papritur

Diten e djeshme në fshatin Hajdaraj të Kavajës ka nderruar jetë në mënyrë të papritur Eduart Hoxha, 34 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë Ai kishte dalë në ballkon për ajër pasi nuk ishte ndjerë mirë dhe më pas ka rënë nga shkallët.

Sipas saj shkaku i vdekjes ka qënë një atak kardiak, i cili i mori jetën Eduartit, babait të dy fëmijëve.

Eduart Hoxha ishte pronar i një lokali dasmash dhe është i njohur në të gjithë zonën si një djalë puntor, zemërmirë dhe bamirës.

Loading...