E rëndë/ Aksidentohet autobusi që transportonte të infektuar me Covid, 27 të vdekur

Një autobus që transportonte persona të infektuar me Covid drejt një qendre për trajtimin e tyre në Kinë u aksidentua, duke i marrë jetën 27 personave.

Mjeti u përmbys në një autostradë, në provincën jugperëndimore të Guizhou. Të paktën 20 persona të tjerë mbetën të plagosur, raporton BBC.

Vetëm 2 persona raportohen të vdekur nga Covid në provincën e Guizhou, qëkur nisi pandemia, gati 3 vjet më parë. Aksidenti shkaktoi zemëratë nga ata kritikojnë politikat e Pekinit për “zero Covid”, që parashikon testime masive dhe gjurmim të virusit.

Shkaqet e aksidentit që ka ndodhur nuk dihen ende. Vajza e një prej viktimave, në një postim në rrjetet sociale tha se nuk mund ta pranonte vdekjen e saj.

“Nëna ime qëndroi në shtëpi për gjysmë muaji. Nuk shkoi në asnjë vend përveçse për të bërë testet PCR… por papritur u mor në karantinë dhe vdiq”.

Loading...