E rëndë/ Dy kujdestare të shtëpisë së fëmijëve Sarandë keqtrajtuan 3 fëmijë, ndërhyn policia

Dy punonjëse të Shtëpisë së Fëmijëve në qytetin e Sarandës janë proceduar penalisht nga policia pas denoncimit të një nëne për keqtrajtim të fëmijëve të saj, që qëndrojnë në këtë institucion.

Konkretisht ka qene gruaja me inicialet P. B që ka kallëzuar punonjëset E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve se i kanë keqtrajtuar 3 fëmijët e saj.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijët e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion”, njoftojnë Blutë e Sarandës.

Loading...