E rëndë, dy punëtorët bien nga lartësia, dërgohen me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në Tiranë, teksa dy punëtorë kanë rënë nga lartësi e konsiderueshme ndërkohë që po kryenin punime në një ndërtesë private.

Sipas, informacionit paraprak, dy burrat janë dërguar menjëherë në spital dhe nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...