E rëndë! E reja shqiptare dhunohet për vdekje nga ish-burri në Gjermani, ngjarja në sy të motrës

Rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve dhe motrës së saj, shqiptarja në Gjermani, humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga ish-burri.

Ngjarja ndodhi në Aachen të Gjermanisë. Autori, një 37-vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau 28-vjeçaren nga Kosova, u dorëzua disa orë pas ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Jetmira Beka, nënë e tre fëmijëve që kishte me ish-burrin shqiptar, i cili e vrau në mënyrë makabre.

Çifti janë nga Mitrovica sapo ishin ndarë, për shkak të dhunës që ish-burri kishte ushtruar ndaj 28-vjeçares.

Loading...