E rëndë/ Fëmija humb jetën si pasojë e një aksidenti me traktor

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Mamushë të Prizrenit, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.

Sipas informacioneve nga policia, babai i viktimës ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, teksa fëmija i tij ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios.

Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, ka konfirmuar i vogli ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML në obduksion”, tha Krasniqi

Loading...