Tunizi- Tragjedi në Detin Mesdhe. 75 emigrantë janë të zhdukur pasi një varkë u mbyt në Tunizi.
Lajmi bëhet i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
IOM tha se 24 persona ishin shpëtuar nga anija.
Mesdheu qendror, që lidh Libinë me Italinë ose Maltën, është rruga më e rrezikshme e migrimit në botë, thotë IOM.
Agjencia e OKB-së vlerëson se më shumë se 1,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në zonë në vitin 2021 dhe më shumë se 500 në 2022-in.
Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë.
Qindra mijëra njerëz kanë bërë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut vitet e fundit.
Loading...