E rëndë/ Gjendet i vdekur një 26-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një 26-vjeçar është gjetur pa shenja jete e dhune në breg të detit, pranë lagjes nr.1.

Policia ka dyshime se i riu me iniciale E.Xh mund të ketë ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...