E rëndë, gjendet i vdekur një shtetas i huaj

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Koplik.

Viktima ndodhet afër një pallati trekatësh në ndërtim në dalje të qytetit.

Forca te shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se një qytetar ka gjetur trupin e vdekur dhe ka njoftuar policinë.

Ndërkohë, pritet ardhja nga Shkodra e specialistëve për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë: Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një shtetas rreth 30 vjeç, dyshohet shtetas sirian.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi.

Loading...