E rëndë/ Gjendet pa jetë një person brenda banesës

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Tiranë. bëhet fjalë për një 84-vjeçare e cila mësohet se jetonte në banesë e vetme.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Shkëlzen Henkoja. Rasti në fjalë është regjistruar në rrugën ‘Tefta Tashko Koçi’, në afërsi të komisariatit nr.1.

Është dashur ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës për të hyrë në banesën e të moshuarës, përmes dritares së ballkonit. Siç shihet edhe nga pamjet, zjarrfikësit kanë hyrë në banesë përmes ballkonit.

Loading...