E rëndë/ Hidhet nga kati i pestë i pallatit 71-vjeçari, ndërron jetë në vend

Një i moshuar është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit në Patos dhe menjëherë ka ndërruar jetë.

Dyshohet se veprimi është kryer në gjendje depresioni nga ana e 71-vjeçarit me iniciale K.Xh.
Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Naftëtari”, Patos, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit shtetasi K. Xh., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Loading...