E rëndë! Hyri në det të nxjerr trupat e pajetë të emigrantëve, ndërron jetë zhytësi 45-vjeçar

Teksa po tentonte të nxirrte trupat e pajetë të emigrantëve që ishin bllokuar

në anijen e mbytur në Lavrios, ka humbur jetën një zhytës 45- vjeçar.

Sipas mediave greke zhytësi është bllokuar në mekanizmin e thithjes së ujit që përdoret për ftohjen e motorëve të anijes dhe makinerive të tjera.

Sakaq, deri më tani janë nxjerrë mbi 50 trupa të pajetë emigrantësh,

104 të tjerë janë shpëtuar. Anija kishte në bord 400 emigrantë që vinin nga Libia.

Loading...