Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.
Aksidenti në punë i mori jetën punëtorit 45-vjecar, të identifikuar me inicialet H.Ll. ai po punonte për një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve në fshatin Zallher dhe u dëmtua nga rripi i betonieres.
Burri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të rënda.
Njoftimi iPolicise Tirane:
Me datë 19.06.2020, në Zallher, në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.