E rëndë, i shpëton vëmendjes së prindërve, foshnja bie nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një foshnjë rreth 1-vjeç ka humbur jetën, pasi ra nga ballkoni i shtëpisë në veri të Martinsicuro (Teramo) në Itali.
Nga informacionet paraprake mësohet se foshnja i shpëtoi vëmendjes së prindërve duke rënë nga kati i tretë i banesës së tyre.

Fatkeqësisht foshnja humbi jetën në moment, ndonëse në vendin e ngjarjes mbërriten forcat e ndërhyrjes së shpejtë, por nuk mundën ta shpëtonin.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...