Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Mësohet se një makinë dhe një furgon me turistë polakë janë aksidentuar.
Për pasojë mjetet kanë dalë nga rruga duke goditur një bari të zonës që ndodhej në anë të rrugës. Raportohet se bariu ka ndërruar jetë në vend. Ai eshte identifikuar si shtetasi Vasil Gega.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
NJOFTIME:
Gjirokastër/Informacion paraprak.
Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavie, automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin T. G..
Si pasojë e përplasjes automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip “Nisan’, ka dalë nga rruga ka goditur shtetasin Vasil Gega, 60 vjeç i cili ka humbur jetën.
Shtetasi V.G ndodhej në anë të rrugës (bari me bagëti të imta). Gjithashtu u transportuan për të marrë ndihmë mjekësore dy pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.