E rëndë/ Makina de nga rruga, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Itali

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një ak sident tra gjik në Itali.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të p lagosur edhe tre persona të tjerë.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19-vjeçari, Matteo Skënderi, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të rrugës.

Fatkeqësisht i riu shqiptar humbi jetën, ndërsa punonjësit e rrugës po marrin mjekimin e duhur në spital.

Policia italiane po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Loading...