E rëndë në Fushë Krujë, xhaxhai vret nipin, policia arreston autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Fushë Krujë ku një 41 vjeçar është qëlluar për vdekje nga xhaxhai i tij.

Viktima është Juljan Halili, i cili është qëlluar në hyrje të banesës e tij nga xhaxhai Shkelqim Halili rreth 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil të Fushë Krujës, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se është i armatosur.

Fushë Krujë
Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Njoftimi i meparshem:
Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 14.03.2020, rreth orës 18:30, në Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J.H., 41 vjeç,nga xhaxhai i tij shtetasi Sh.H., rreth 50 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie , si dhe grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori dhe vijon puna për kapjen e tij

Loading...