E rëndë në Gjirokastër, përmbyset zetori, humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka humbur jetën këtë të dielë në rrethana tragjike në fshatin Karjan në Gjirokastër, pas përmbysjes së zetorit.

Sipas policisë, 85-vjeçari F.D ishte duke punuar tokën kur mjeti bujqësor iu përmbys duke e zënë poshtë.

“Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.”, njofton policia.

Loading...