E rëndë në Greqi! 30-vjeçari merr armën dhe plagos 5 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme. Mësohet se një 30-vjeçar ka plagosur me armë 5 fëmijë, gjendja e të cilëve është jashtë rrezikut për jetën. Mediat greke kanë shkruar se fëmijët u dërguan në Qendrën Shëndetësore Heraklion dhe më pas tre nga pesë prej tyre u dërguan në klinikën pediatrike të Spitalit Hipokratit të Selanikut.
Mësohet se dy nga fëmijët e lënduar janë janë fëmijët e autorit të krimit. Ai aktualisht ndodhet në burg, ku pritet të marrë dënimin për krimin që ka bërë.

30-vjeçari u arrestua nga policia. Gjatë arrestimit të tij, autori i krimit rezistoi, duke rezultuar edhe me një përplasje me policinë.

Loading...