E rëndë në Greqi, vritet shqiptari

Vritet me plumb në kokë një 40-vjeçar shqiptar në Greqi. Ngjarja ndodhi në qytetin e Pireut. Mësohet se shqiptari u qëllua nga një 68-vjeçar. Sipas informacioneve, viktima me origjinë nga Shqipëria, punonte në një parking në rrugën Praxitelous.

68-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe identiteti i viktimës. Ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Loading...