E rëndë në Itali, babai mbyt dy fëmijët binjak pastaj vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën e Lecco-s në Itali, ku dy fëmijë binjak 12 vjeç janë mbytur nga babai i tyre i cili më pas ka vrarë veten raportojnë mediat italiane duke cituar burime pranë policisë.

Burri mosha e të cilit nuk dihet ishte nga Milano dhe ndodhej me pushime me dy fëmijët në Lecco.

Sipas policisë shkaku i këtij akti makabër ndaj fëmijëve të tij është ndarja nga bashkëshorja.

Çifti ishte në process divorci dhe për t’u hakmarrdhe për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortes mbyti dy fëmijët e tij.

Ishte pikërisht nëna që i gjeti e para fëmijët e saj të pajetë në shtëpi, e cila kishte ardhur me urgjencë nga Milano pas një mësazhi tronditës të ish-burrit.

“Nuk do t’i shohësh më kurrë fëmiëjt e tu”-ishte mesazhi i babait të tyre.

Më pas pasi kreu aktin makabër vrau vetën dukje u hedhur nga një urë pak larg vendit të krimit.

Loading...