Në Itali, një çift homoseksualësh është përballur me një situatë shumë të pakëndëshme. Mësohet se çifti nga Torino ishte për pushime në Palermo dhe teksa teksa kërkonin për një hotel u sulmuan fizikisht dhe verbalisht nga një grup fëmijësh.
Mësohet se fëmijët rrethuan dhe nisën t’i ofendonin e dhunonin, pse ishin kapur përdore. Nga ky sulm, njëri nga partnerët u plagos dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë që fëmijët u larguan nga vendi i ngjarjes.
Aktualisht policia ka marrë kamerat e zonës, për të identifikuar fëmijët.
Loading...