E rëndë në Kavajë, hyjnë për të vjedhur, grabitësit plagosin fëmijën e gruan

Nje femije dhe nje grua mbeten te plagosur ne Kavaje pas tentatives se disa personave per te kryer grabitjen e nje banese.

Policia tha se pronari ka pikasur autoret dhe i ka kundershtuar ata por gjate perleshjes, mbeten te plagosur nje femije 13 vjecar dhe gruaja 47 vjece.

Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2021, rreth orës 20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me sherbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Loading...