E rëndë në Selanik/ Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën 48-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moschopotamos të Selanikut, ku një 48-vjeçare shqiptare gjeti vdekjen e menjëhershme në një aksident.

Ngjarja ndodhi teksa një mjet bujqësor i drejtuar nga një 29-vjeçar u përmbys, dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë në vend nëna e tij.

Po ashtu e plagosur ka mbetur një 31-vjeçare, e cila po hipte në mjet. Sipas medias greke, viktima dhe i biri prej vitesh banonin në këtë zonë.

Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit aktualisht po kryhen nga Departamenti i Trafikut në Katerini.

Loading...