Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë, ku 31-vjeçari i ka rrahur prindërit, por gjithashtu i ka kërcënuar me armë.
Policia ka shkuar menjëherë pas njoftimin në shtëpinë e kësaj familjeje, por në atë moment 34-vjeçari është larguar duke u arratisur.
Në shtëpi janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata për jetën, shpallet në kërkim 34 vjeçari.
Policia sekuestron 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar dhe kanosur për jetën familjarët e tij, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë.