E rëndë në vend! 59-vjeçari rreh nusen e djalit të tij, arrestohet nga policia

Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Më konkretisht shtetasi E.M 59-vjeç u prangos pasi ka dhunuar nusen e djalit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë u arrestua shtetasi E. M., 59 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij’– thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...