E rëndë në vend! Vite më parë u ‘shua’ një familje, përsëritet ngjarja, shkëputet shkëmbi nga mali i njohur

Një shkëmb është shkëputur nga mali në Torovicë dhe ka rënë në afërsi të një zone të banuar, në vendin e quajtur Shkëmbi i Kuq.

Fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme, por rënia e gurëve nga shpati i malit në Torovicë është një fenomen i vazhdueshëm për shkak të shpyllëzimit të zonës.

Pak vite më parë, rënia e një shkëmbi në të njëtin vend shkaktoi një tragjedi.

Shkëmbi zuri poshtë një makinë ku po udhëtonin 3 pjesëtarët e një familje, të cilët ndërruan jetë. Specialistët e gjeologjisë kanë identifikuar disa problematike për të cilat është kërkuar të ndërhyhet, por që nuk është bërë asgjë deri më tani.

Loading...