E rëndë në Vlorë, digjet në parkim makina

Një makinë është djegur në Vlorë, në orët e para të ditës së sotme. Sipas policisë ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, nëse është si pasojë e një defekti, apo ka qenë e qëllimshme.
“Më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Loading...